Arratiset nga salla e gjyqit një 28-vjeçar në Vlorë

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 11:17 | Nga

Një 28-vjeçar është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës, teksa kishte dalë para trupës gjyqësore.

Ndaj 28-vjeçarit Mikel Kasaj i dënuar me vendim Gjykate në vitin 2015, mësohet se ishte arrestuar vetëm në vitin 2017, e kishte dalë këtë të mërkurë para gjykatës për t’u njohur me dënimin e tij, ku bëhet e ditur se kishte kërkuar edhe gjykim të shkurtuar.

Kasaj, i dënuar për trafik droge, i pa prangosur para trupit gjykues, ka pritur dhënie e vendimit. E pas këtij momenti ka kapërcyer me shpejtësi tavolinën duke dalë në korridoret e gjykatës, e më pas jashtë saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme