Arrestimet e marokenëve, shfrytëzuan Botërorin për të emigruar

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 15:00 | Nga

Disa e kanë shfrytëzuar këtë rast ku një total prej 695 tifozësh marokenë kanë udhëtuar në Rusi.
Maroku ka qënë pjesë e Botërorit “Rusia 2018” por nuk arriti të kaloj as fazën e grupeve pasi u eleminuan me vetëm 1 pikë.

Edhe pse nuk pritej shumë nga kjo skuafër modeste tifozët e tyre kanë qënë të shumtë në shkallët e stadiumeve në Rusi.

Madje disa e kanë shfrytëzuar këtë rast ku një total prej 695 tifozësh marokenë kanë udhëtuar në Rusi për të parë Botërorin dhe duke shfrytëzuar rastin e kompeticionit madhor të futbollit, janë përpjekur të emigrojnë në mënyrë të paligjshme në shtetin europian.

Kështu është raportuar dje nga mediat afrikane, ku shtohej se ambasadori maroken në Moskë, Abdelkader Lehlheb, është angazhuar në bisedime me autoritetet e Rusisë, Lituanisë, Polonisë dhe Finlandës për të nisur ekstradimin e tyre, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim, përcjell “Albeu.com”.

“Luanët e Atllasit” (ky është pseudonimi i përfaqësueses marokene) u eliminuan në fazën e grupeve pas humbjes ndaj Iranit e Portugalisë dhe barazimit me Spanjën në ndeshjen e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme