Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qysh në orët e mëngjesit po zhvillon takime të jashtëzakonshme këtë mëngjes me krerët e ushtrisë dhe policisë dhe shërbimeve të tjera të sigurisë.
Ministri i Forcave të Armatosura Serbe dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Aleksandar Vulin dhe Milan Mojsiloviq, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë, Nebojsha Stefanoviç dhe Vladimir Rebiç, si dhe kreu i BIA Bratisllav Gashiq mbërritën në Presidencë.
Këto takime vijnë pas arrestimeve të fundit në Veri të Mitrovicës lidhur me rastin e vrasjes se liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, Oliver Ivanoviq.