Janë arrestuar 17 anëtarë të një organizate kriminale që ka lidhje me Cosa Nostran dhe një grup shqiptarësh që kanë lidhje të vjetra me UÇK-në, shkruan media italiane Tgcom24, njofton Klan Kosova.
Tgcom24 shkruan gjithashtu se grupi ka lidhje me xhihadistët.
Policia në Palermo aksionin e ka realizuar në qytete të ndryshme italiane.
Organizata thuhet të jetë një rrjet ndërkombëtar që merren me trafikimin e migrantëve, armëve, gurëve të çmuar, arit dhe parave.
Ky grup organizonte trafikimin e migrantëve nëpër rrugët e Ballkanit dhe përmes Italisë dërgonte njerëz në Zvicër dhe shtete të tjera në Europë.
Organizata me bazë në Palermo ka degë që funksionojnë edhe në Provincën e Sondrios, Como, Pordenone dhe Sirenë.
Gjithashtu në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë, shkruan Tgcom24.