Arrestohen 2 të dyshuar për grabitje me armë

Ferizaj | 05 Shk 2017 | 11:47 | Nga

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona  të dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje me armë”.

Ngjarja ka ndodhur ditë më parë në Ferizaj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” ku të dyshuarit kanë hyrë me forcë në lokalet e kazinos dhe  nën kërcënim të armës nga viktima-punëtori i kazinos kishin marrë rreth 5.000  Euro  dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë intervistimit, të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës, në tërësi kanë pranuar veprën për të cilën akuzohen.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme