Në orët e mbrëmjes të së hënës njësitet policore Vushtrri kanë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Arrestimi i dy të dyshuarve, është realizuar në fshatin Bruznik të Vushtrrisë, pasi njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi 6.1 gram, 3 mullinj për bluarje dhe një thikë.
Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për vepër penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”.