Arrestohen dy persona për grabitje në Pejë, policia gjen armë në shtëpitë e tyre

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar dy persona për grabitje në Pejë. Të arrestuarit janë A.H i lindur më 1996 dhe D.T i lindur në vitin 2001.

Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, kanë njoftuar se bëhet fjalë për grabitje që kishte ndodhur mbrëmjen e 5 majit, ku në filialin e telefonisë IPKO në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, dy persona të panjohur e të maskuar nënë kërcënim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 euro.

“Më datë 05. 05. 2021, rreth orës 19:48, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën Bekim Berisha ne Pejë, dy persona të pa njohur, të maskuar e nen kërcenim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej treqind e pesëdhjetë (350) Euro. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. Pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal me datë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: A. H. lindur 1996 dhe D. T. i lindur 2001”, thuhet në komunikatën për media nga Drejtoria e Policisë për Rajonin e Pejës.

Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët: një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12) copë fishek dhe një armë gjahu gjysme automatike (pumparice).

Me Urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme