Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 14:39 | Nga

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në një fshat të Gjakovës, me ç’rast ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar për “trafikim me njerëz”, si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

Xh. K. – m/sh/k

K. – m/sh/k

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “trafikim me njerëz” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Me këtë rast dy viktimat e trafikimit, pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe në prezencë të zyrtarit për shërbime sociale, janë dërguar në qendrën për trajtim të viktimave.

Me vendim të prokurorit kujdestar personat e arrestuar janë dërguar në qendrën mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme