Arrestohen dy persona të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor”

Deçan | 28 Mar 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Policia në Komunën e Deçanit ka njoftuar se dje, në një restorant ka ndodhur një incident në mes të disa personave, të cilët fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.

Postimi i plotë:

“Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim edhe me prokurorin e shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar “lëndim i lehtë trupor”.

Janë intervistuar ankuesit (viktimat), dëshmitarët dhe dy persona të dyshuar: V. R. m/k/sh i lindur me 1982 dhe J. B. m/k/sh i lindur 1972. Të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme