Arrestohen dy persona të kërkuar në Kaçanik dhe Hani Elezit

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në ora 14:30 në rrugën ‘’Ismajl Raka’’ në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës J.L (M/K) i moshës 26 vjeçar.

Sipas policisë i arrestuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve.

Ndërsa, në ora 21:25 në Pikën Kufitare Hani Elezit është ndaluar e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Hani Elezit personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës XH.L (M/K) i moshës 35 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kalimi i paautorizuar i kufirit ’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, apo 300 euro.

“Pas kompletimit të dokumentacioneve, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës” thuhet në njoftim.

Të ngjashme