Në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy shtetas kroatë dhe një kosovar, pasi të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ishin rrahur në mes vete.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Kroacisë dhe një kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në kafiteri të dyshuarit janë përleshur fizikisht me ç’rast edhe kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarve iu është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.