Arrestohen dy të dyshuar në Istog për shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Patrulla e Stacionit Policor të Istogut dje në një fshat të Istogut, ka identifikuar një veturë të dyshuar (me targa vendore), ku të njëjtën ka arritur ta ndalojë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë hasur tetë thasë të mbështjellë në të cilët dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Më pas rastit i janë përgjigjur zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Pejë. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëv”’.

Të dyshuarit e arrestuar janë: V. K. lindur në vitin 1990, D. S. lindur në vitin 1995.

Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme