Dy të mitur janë arrestuar të martën rreth orës 23 në Graçanicë.
Sipas pilicisë të miturit kishin tentuar të largoheshin në këmbë nga automjeti i tyre dhe gjatë ndjekjes së tyre, ata dhe një zyrtar policor kishin marrë lëndime trupore.
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet, ku gjendeshin dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur), të cilët kanë tentuar të largohen këmbë nga automjeti i tyre. Gjatë ndjekjes një zyrtar policor dhe dy të dyshuarat kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se në automjetin e të dyshuarve janë gjetur disa kanistera dhe disa vegla pune që dyshohet se të njëjtit mundë të kenë kryer vjedhje.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.