Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Sot njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, si dhe ka sekuestruar gjësende ( mbi 2000 euro vlerë), që dyshohet të jenë të vjedhura.

Rastet (dhjetëra raste vjedhje të rënda ), për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në lokale në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu, (ne lagjet Ulpiana dhe Dadana).

Personat e arrestuar:

 L. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 F. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
 S. F, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe 
 E. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, 5 prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. Ndërkohë që gjësendet e sekuestruara konform procedurave i janë dorëzuar pronarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme