Arrestohen gjashtë të dyshuar dhe konfiskohen artikuj të dëmshëm ushqimorë

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Sektori i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, inspektorë të tregut dhe AUVK-së, sot me 08.06.2023, në disa rajone të vendit kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar pesë lokacione (dy në Graçanicë, një në Ferizaj një në Prishtinë dhe një në Prevallë).

Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë.

Ndaj të dyshuarave janë iniciuar rastet: ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’

Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit, dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Të ngjashme