Arrestohen katër persona për grabitjen në Prishtinë

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar lidhur me një rast grabitjeje të ndodhur në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 00:20, në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Pas veprimeve hetimore, më 13 korrik 2026 janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin e grabitjes janë duke vazhduar

Të ngjashme