Arrestohen pesë persona, kapen 200 mijë euro mallra të kontrabanduara

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 15:35 | Nga

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës sot gjatë një aksioni të filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar pesë (5) persona nën dyshimin e bazuar për Krim të Organizuar-Kontrabandim të mallrave, shmangije nga pagesa e taksave doganore.

Sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion i gjërë i shtrirë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në këtë operacion kanë marr pjesë mbi 100 zyrtarë policorë dhe doganierë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës (PK) dhe Dogana e Kosovës (DK), pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar, që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizuar, shmangie nga pagesa e tarifave doganore.

Kontrabandim i mallrave, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, me dt. 18.08.2016, në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në katërmbëdhjetë lokacione të ndryshme, ka ndërmarrë operacionin policor, me ç‘rast janë arrestuar pesë (5)persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Në këtë aksion kanë asistuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

kontraband 1 kontraband 2

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme