Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Pejë

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës nё Pejё ka arrestuar tre persona tё dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se të mërkurën stacioni policor nё Pejё ka pranuar njё informacion se nё fshatin Vitomiricё- Pejё, ka ndodhur njё rast “Vjedhje e Rёndё”.

Tutje në njoftim thuhet se sipas ankuesit iu janё vjedhur dymbёdhjetё (12) dritare nё vlerё prej njё mijё e dyqind (1200) euro.

Siç thuhet në njoftim njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore nё datën e njëjtё, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarit: J.F. lindur me 1994, F.L. lindur me 1987, S.B. lindur me 1992.

“Tё dyshuarit 1 dhe 2, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohen pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt. Dritaret e vjedhur pas konfiskimit iu janё kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme