Arrestohet 22-vjeçari me heroinë e para të falsifikuara

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke shpërndarë heroinë. I arrestuari është E.M.,  banues në lagjen “Çlirim” Berat.

Policia personit në fjalë i ka kapur një sasi prej 0.8 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë si dhe një shumë prej 100 eurosh, që sipas policisë është e falsifikuar.

22-vjeçari nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe kjo ka bërë që policia t’i bënte kontroll ku më pas i gjetën edhe sendet e palejuar.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme