Arrestohet 22-vjeçari për grabitje në një market të Podujevës

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga hetuesit policorë të stacionit të Podujevës, sot është arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ka ndodhur me datën 20.10.2018 në fshatin Shtedim, saktësisht në një market, ku viktimës (femër),  nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë),  i janë grabitur një sasi e parave.

Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, e cila është finalizuar sot, ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit  të dyshuar E.Ll, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj tij,  prokurori i shtetit  ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme