Arrestohet drenicasi për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Në orët e mbrëmjes të datës 28 Janar 2022, në stacionin policor Skenderaj është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale “dhunë në familje”.

Nga të dhënat e para hetimore, bazuar në deklaratën e viktimës e cila është intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje në prani të Mbrojtësit të viktimave, si dhe në bazë të provave tjera të siguruara, bëhet e ditur se i dyshuari ka ushtruar në vazhdimësi dhunë ndaj viktimës së rastit.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor, personi i dyshuar B.L., 50 vjeçar dhe gjatë intervistimit të tij është zbuluar se i dyshuari posedon një armë zjarri në shtëpinë e tij.

Policia ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe si provë materiale kanë konfsikuar një armë zjarri AK-47 dhe 19 fishekë të kalibrit 7,62x39mm.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa me datën 30.01.2022 është dërguar në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore Mitrovicë-Dega Skenderaj, ku i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Të ngjashme