Arrestohen dy azilantë për vjedhje

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar shtetas të huaj pasi që të njëjtit me forcë kanë hapur veturën e një personi dhe kanë vjedhur një telefon mobil dhe një palë syze.

Sipas policisë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë21.01.2021 – 00:10. Janë arrestuar një marokenë dhe një algjerian, pasi që të njëjtit me forcë kanë hapur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur një telefon mobil dhe një palë syze. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ky nuk është rasti i parë që azilantët kanë shkaktuar probleme në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme