Arrestohet edhe një person lidhur me plagosjen në Brekoc të Gjakovës, ka sulmuar zyrtarin policor

Prishtinë | 20 Dhj 2024 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë  ndaluar për 18 orë të dyshuarin P.B. për plagosjen me armë zjarri në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i dyshuari për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, ka tentuar të privoj nga jeta, viktimën Gj.B., me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja ne tentative”.

Policia ka shkuar për të bastisur shtëpinë e të dyshuarit, më pas një person tjetër e ka sulmuar zyrtarin policor.

“Po ashtu, lidhur me këtë rast nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale Z.B, në datën dhe në vendin e njëjtë pasi që zyrtaret policor kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për bastisje, i dyshuari ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të dyshuarve P.B., dhe Z.B., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Të ngjashme