Policia raporton se ka arrestuar një të dyshuar dje në Prishtinë, pasi përmes rrjetit social ka abuzuar me fëmijë.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili përmes rrjetit social ka abuzuar me një fëmijë si dhe ka shantazhuar se do t’i publikojë përmbajtjet e papërshtatshme”.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.