Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt, ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, me ç’rast thuhet se pas një pune intenzive hetimore është identifikuar e më pas arrestuar i dyshuari A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme