Arrestohet i mituri lipjanas, i dyshuar për vrasje në tentativë

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot rreth orës 13:40, kishte marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

I dyshuari E.K. mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.

Të ngjashme