Arrestohet i mituri në Prishtinë, vodhi 50 euro nën kërcënimin e armës

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur në Prishtinë.

I njëjti është arrestuar pasi që nën kërcënimin e armës i kishte marrë 50 €. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar: një revole me gaz, një shkrepës në formë të revoles dhe një thikë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme