Arrestohet Kastriot Shala, hajni i shumëkërkuar nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë hajnin e shumëkërkuar për shumë raste të vjedhjeve, Kastriot Shalën.

Shala konsiderohet si njëri ndër personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili operonte me grupin ku ishte edhe i arrestuari tjetër, Leutrim Latifi, shkruan lajmi.net.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se Shala është arrestuar në ora 15:30 në Hajvali.

Majdje ka bërë të ditur se i dyshuari me vete kishte edhe armë zjarri.

“Mund të konfirmojmë se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale të njësiteve policore, sot rreth orës 15:30 në Hajvali është arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qenë në arrati dhe në kërkim policor. I dyshuari i cili gjendej me një veturë te tipit Golf 7, është arritur te ndalohet dhe arrestohet nga njësitet policore”, ka thënë Kelani.

Vlen të potencohet se i dyshuari ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez si dhe një karikator e kishte brenda në veturë. Së bashku me të dyshuarin kanë qenë edhe dy persona, një femër dhe një mashkull te cilet po ashtu jane shoqeruar në stacion policor. Te gjitha njësitet policore janë angazhuar për te ndërmarrë te gjitha veprimet e mëtutjeshme policore”, ka thënë në fund Kelani.

Theksojmë se i dyshuari tjetër, Leotrim Latifi ishte arrestuar në shkurt të këtij viti në Mal të Zi.

Lajmi.net kishte raportuar më herët se si autoritetet e Kosovës nuk po arrijnë ta ekstradojnë atë nga shteti fqinj. 

Të ngjashme