Arrestohet mashtruesi në Gjilan, ia mori 450 euro viktimës

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të dielën pasdite në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet për mashtrim.

“Më datë 05.06.2022 është arrestuar i dyshuari kosovar  pasi që i njëjti i kishte marrë nga viktima mashkull kosovar në huazim 450€ dhe të njëjtat nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paratë i dyshuari i kishte pranuar një vit më parë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.

Të ngjashme