Arrestohet Milaim Zeka

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 15:53 | Nga

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, para pak çastesh është arrestuar nga Policia.

Lajmin për arrestimin e Zekës e ka konfirmuar Policia e Kosovës,transmeton Gazeta Ekspress.

Arrestimi i tij ka ndodhur për dyshimet se Zeka ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza punë në Gjermani, për 920 kosovarë.

Arrestimi i ish-gazetarit është bërë nga njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, të hënen, gjatë mesditës.

Arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen Ilir Kransiqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme