Arrestohet në Kralevë pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, i konfiskohen predha dhe municion

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Policia në Serbi ka bërë të ditur të dielën se e ka arrestuar në Kralevë një person nga Mitrovica, të cilit i është konfiskuar një sasi e madhe armësh dhe municionit. Burime të KOHËS bëjnë të ditur se fjala është për një pjesëtar serb të Policisë së Kosovës.

Ai, sipas njoftimit të MPB-së serbe në Kralevë është arrestuar “shkaku i dyshimit të bazuar për veprën penale të prodhimit, mbajtjes, bartjes dhe tregtisë me armë dhe materiale shpërthyese”. Në këtë njoftim janë dhënë inicialet e tij, D. M (1970) nga Mitrovica.

Si është theksuar në kumtesën e Ministrisë së Brendshme Serbe në Kralevë, policia në shtëpinë në të cilën qëndronte ky person, kishte gjetur 270 copë të municioneve të ndryshme dhe dy predha-tromblloni. Ai është ndaluar për 48 orë dhe do të paraqitet para Gjykatës në Kralevë.

Të ngjashme