Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar, i cili ishte dënuar me burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është realizuar në kuadër të veprimeve të vazhdueshme policore për kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.
“Nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar A.Sh., mashkull, 20 vjeç, i dënuar me një vit burgim për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit.