Policia ka arrestuar në Prizren një person të dënuar me shtatë muaj burgim efektiv për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas Policisë, njësiti për realizimin e urdhëresave në Stacionin Policor në Prizren, pas veprimeve operative dhe hetimore, ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin me inicialet F.S.
I njëjti ishte në kërkim, pasi ndaj tij kishte një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me shtatë muaj burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 185 të KPRK-së.
Pas arrestimit, F.S. është dërguar fillimisht në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas në burg, për të vuajtur dënimin e shqiptuar.