Arrestohet në Veternik 22-vjeçari i kërkuar nga Policia, dërgohet në vuajtje të dënimit

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në Prishtinë, pasi i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë.

Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se 22-vjeçari që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi ishte dënuar me burgim për veprën penale ‘Kanosje’, u kap te rrethi i autostradës në Veternik.

Pas arrestimit i njëjti u dërgua në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Të ngjashme