Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë, një 28-vjeçare ka kanosur e ka shtënë me armë drejt një burri.
Përmes një raporti policor, bëhet e ditur se rasti është iniciuar si vepër penale “kanosje”.
Sipas deklarimit të viktimës, bëhet e ditur se ai ishte kanosur nga e dyshuara e cila kishte përdorur edhe armën, ku në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.
“Ndërsa nga veprimet tjera hetimore më vonë ka rezultuar që të identifikohet dhe të arrestohet e dyshuara S. T., 28 vjeçare, nga e cila është sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në veprën penale”, thuhet në raport.
Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, njofton PK-ja, janë ndërmarrë hetime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’ dhe ‘përdorim i armës’.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.