Arrestohet një i dyshuar për zjarret apoliptike në Greqi

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 14:58 | Nga

Organet hetuese kanë marrë nëntë dëshmi të cilat tregojnë se kush është i dyshuari kryesor për shkaktimin e zjarrit në afërsi të Athinës.

Siç njofton televizioni grek “Skaj”, i dyshuari ka filluar të djegë bar dhe degë të thata në kodrën mbi Dao Penteli dhe për shkak temperaturave të larta dhe erërave të forta zjarri është përhapur.

Zjarri më pas ka shkaktuar edhe pasoja tragjike duke lënë viktima pas. Deri tash raportohet për 91 të vdekur, 25 ende të zhdukur dhe qindra të plagosur.

65-vjeçari, i cili dyshohet se e ka shkaktuar zjarrin, është banor i Daoy Penteli, banorët tregojnë se shpesh e kanë parë atë duke djegur degë të thata dhe mbeturina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme