Arrestohet një grua në Suharekë, rrahu burrin e saj dhe e goditi me kaçavidë

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Suharekë është arrestuar pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit të saj, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Ajo po ashtu ka goditur me kaçavidë burrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:17 dhe se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast”.

Të ngjashme