Një 25-vjeçar, me inicialet F.B., është arrestuar në Prishtinë, i cili kërkohej për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ishte i dënuar me 1 vit e katër muaj burgim.
Sipas policisë, i njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale”.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.
Në këtë kontekst, si rezultat i veprimeve të ndërmarra nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:
F.B., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I njëjti, pas arrestimit nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit.