Arrestohet një person i kërkuar për tentim vrasje në Prishtinë

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, përkundër tentativave për ikje, ka arrestuar një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

Siç njoftohet, F. B, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndërkohë që hetuesit policor po kryejn proceduarat për veprat:

Vrasje në tentativë;

Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autoruar i armës; si dhe

Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ku personi në fjalë dyshohet të jetë i përfshirë.

Të ngjashme