Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit sulmoi zyrtarët policorë

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Ferizaj, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit nuk respektoi urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i sulmoi ata.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi”, të martën, rreth mesnatës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme