Arrestohet një person në Lipjan, në banesë iu gjet e mitura që u raportua e zhdukur

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është arrestuar pasi në banesën e tij është gjetur një e mitur, e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi në banesën e tij është gjetur viktima fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme