Arrestohet një person në Pejë, sulmoi fizikisht një burrë

| 20 Dhj 2021 | 09:04 | Nga

Është arrestuar një person në Pejë, pasi sulmoi fizikisht një burrë.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekëso.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme, ka sulmuar fizikisht viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme