Arrestohet një person në Prishtinë, kreu marrëdhënie seksuale me dy të mitura

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të mitura kosovare.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, dy të miturat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor.

“Prishtinë 04.08.2020 – 20:00. Me datën 11.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet të kryer marrëdhënie seksuale me dy viktimat e mitura femra kosovare. dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme