Arrestohet një person në Prishtinë, posedonte heroinë

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën “Besim Sahatqiu”, në Prishtinë është arrestuar një person.

Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e tij, i ka gjetur dhe sekuestruar tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë në peshë 4 kg e 101 gram,  një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës ) një telefon celular, 150 euro dhe  400 dinar të Serbisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme