Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohet një sasi e substancave narkotike

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Prizren për përdorim të substancave narkotike.

Policia bën të ditur se gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar 8 qese të vogla me nga dy substanca të dyshuara narkotike të llojit ekstazi, disa qese tjera me substanca të dyshuara narkotike si marihuanë me peshë 4.76 gramë, një mulli për bluarjen e substancave narkotike dhe një telefon celular.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit pasi që kishte pasur urdhëresë aktive.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:00.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme