Arrestohet një person për dhunë në familje

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:40 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Lulzim Guta’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) 56 vjeçar, i cili gjatë ditës kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, mirëpo nuk ishte raportuar ky rast.

Më pas, në mes natë në gjendje të dehur tenton me sopatë të sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij, mirëpo pengohet nga anëtarët tjerë të familjes.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori për Dhunë në Familje dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngjashme