Arrestohet një person për grabitje në Istog

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për grabitje në Istog.

I dyshuari me inicialet B.S, së bashku me një person tjetër ka hyrë të armatosur në një lokal në fshatin Vrellë dhe kanë arritur të marrin të hollat nga arka dhe nga xhepi i viktimës.

Ata duke ikur e kanë goditur viktimën dhe së bashku kanë ikur në drejtim të panjohur.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht kanë gjetur veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 24 shkurt 2020, rreth orës 16:00, është arritur të arrestohet i dyshuari, njofton Policia e Kosovës në Pejë

Ky person është i dyshuar edhe për raste tjera të veprës së ‘grabitjes’ në rajonin e Pejës dhe një rajoni tjetër jashtë zonës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme