Arrestohet një person, tenton të korruptojë policët me 50 euro

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 12:30 | Nga

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti ka tentuar të korruptojë policët e trafikut me 50 euro.

Kjo për t’i ikur gjobës së shqiptuar nga Policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti për tu shmangur një tikete në kundërvajtje trafiku, u ka ofruar zyrtarëve policor një monedhë prej 50€. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme