Arrestohet një zyrtar nga krimet ekonomike të Policisë pas mashtrimit me subvencione

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit, sot me datë 13.06.2022, gjate ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar të dyshuarin me iniciale (I. K.), i cili dyshohet se duke e keqpërdorur pozitën e tij si zyrtarë në Komunën e Fushë Kosovës, i ka mashtruar ankuesit në këtë rast, i ka joshur duke ju premtuar që do ti ndihmoj në marrjen e subvencioneve, dhe viktimat në rastin konkret, duke e pasur parasysh se i njëjti punon si zyrtarë në Komunë i kanë besuar dhe i kanë dhënë para (disa mijë euro) për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve.

Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Të ngjashme