Arrestohet pasi sulmoi fizikisht një person

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Policia raporton se në Pejë më 5 korrik ka arrestuar një të dyshuar, pasi që me datën e lartcekur së bashku me një të dyshuar tjetër pas një mosmarrëveshje në një autolarje kishin sulmuar fizikisht një person, të cilit i kishin  shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Pejë është transferuar në QKUK-së për tretman mjekësor”.

“ Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë ende gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme